Disa këshilla për çiftet që ndahen dhe ribashkohen vazhdimisht

124

Çdo çift ka problemet e veta, disa të vogla dhe disa më të mëdha, por jo të gjithë ndahen dhe ribashkohen pas çdo keqkuptimi.

Disa çifte duket sikur e vetmja gjë që bëjnë në lidhjen e tyre është t’i bëjnë keq njëri- tjetrit duke krijuar të tilla situata.

Për personat që i shikojnë është e thjeshtë të gjykojnë marrëdhënien e tyre, por për ata që janë në një marrëdhënie të tillë kjo gjë është shumë stresuese.

Ja disa gjëra që duhet të mendoheni mirë përpara se t’i bëni:

  1. T’i shkruani njëri-tjetrit pasi jeni ndarë. Të ndaheni dhe të ribashkoheni nuk do të thotë që ajo lidhje është e destinuar të mos ecë, por duhen menduar se çfarë duhet të bëni për të mos arritur përsëri në të njejtën pikë. Mund t’i shkruani ish-it tuaj vetëm nëse ju mendoni se gjërat mund të zgjidhen, nëse e dini se do të keni përsëri të njëjtat probleme, atëherë ndoshta duhet të hiqni dorë.
  2. Duhet të dini të ndani ndryshimet dhe të përbashkëtat tuaja. Shumë çifte të cilët s’kanë pasur kurrë probleme,deri në momentin që kanë bashkëjetuar dhe ka qenë një luftë e vertetë pasi nuk kanë menaxhuar ndryshimet midis njëri- tjetrit.
  3. Të ndani përgjegjësitë. Njërëzit duhet të shikojnë kontributin që kanë dhënë në një lidhje dhe jo gjithmonë të kërkojnë të fajësojnë partnerin e tyre për çdo gjë, shkruan Anabel. Të dy duhet të flasin dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe ta ndajnë përgjegjësinë me njëri- tjetrin për problemet që mund të ketë lidhja e tyre.