Disa gjëra që nuk dini për Griezmann…

225

E ka pseudonimin “Grizou”, “Grizi” ose “Anto” nga kolegët e tij, Antoine Griezmann është protagonisti i padiskutueshëm i Euro 2016. Me tre gola avantazh në renditjen e “këpucës së artë”, pas dy golave të shënuar në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, sulmuesi është bërë një hero kombëtar dhe ka bërë të flitet për të në të gjithë botën, por ka ende gjëra për të që akoma nuk i keni mësuar.


Amaro Lopez, gjyshi nga nëna i Griezmann, ishte portugez dhe luante me Paços de Ferreira. Në vitin 1957 ka emigruar me bashkëshorten Carolina në Macon të Francës. Atje lindi edhe vajza Isabelle, që solli në jetë Antonie Griezmann më 21 mars 1991. José Lopes, xhaxhai i Griezmann, ka zbuluar se në vitin 2008 Portugalia u përpoq ta bindte nipin e tij të vishte fanellën luzitane të moshave. Sulmuesi nuk e harron origjinën e tij dhe deklaron. “Padyshim që do të mendoj për gjyshin tim kur të zbresë në fushë.”

Kur ishte 13 vjeç, Griezmann nuk është pranuar nga plotë shtatë skuadra futbolli që e konsideronin shumë të imët fizikisht. Që atëherë nuk ka bërë gjë tjetër përveçse të luftojë kundër këtyre fjalëve, duke shënuar me kokë edhe dy gola në Euro 2016. “Në atë kohë donin që edhe ekipet e moshave të ishin me djem nga dy metra, që të fitonin menjëherë, por nuk mendonin si do të ishte futbolli i së ardhmes,” – shpjegon Griezmann.

Griezmann ka kaluar të gjithë karrierën në Spanjë, në fillim te Real Sociedad dhe më pas te Atletico Madrid dhe kjo kuptohet pas çdo goli të shënuar teksa bërtet “Vamos”. Në kohën e lirë, Griezmann dëfrehet duke bërë trajnerin në “Football Manager”. Ai ka marrë drejtimin e skuadrës së Arsenal, por ka bërë një “gafë” që u mor vesh nga publiku, pasi investoi për të marrë Romelu Lukaku nga Everton dhe ka lënë shokun Olivier Giroud në stol.

Si pasojë e një nate në diskotekë, kur luante me U-21, Griezmann u pezullua nga Franca nga 12 nëntori 2012 deri në 31 dhjetor 2013. Kjo i shërbeu si përvojë. “Babai im më kujtoi se imazhi është shumë i rëndësishëm për futbollistin dhe nuk duhet të cenojë familjen. Kam fatin që kam dy prindër që më kanë edukuar mirë.” Griezmann i feston golat e tij sikur ka dy telefona në dorë duke imituar kërcimin e Drake në viedon “Hotline Bling”. Sulmuesi është fans i reperit kanadez…