Dior Zabërgja me këtë super ‘raketë’ realizon njërin ndër golat më të mirë të vitit

Kampionati elitar në futbollin kosovar ka hapur ‘perden’ e edicionit të ri në javën e shkuar, teksa në këtë mesjavë janë regjistruar edhe ndeshjet e xhiros së dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Edhe pse u luajtën vetëm nga katër ndeshje në xhiro golat nuk munguan, madje edhe nga ata të bukurit. Pikërisht një gol të tillë e realizoi Dior Zabërgja këtë të martë.

Mesfushori i Arbërisë lansoi një super ‘raketë’ në minutën e dhjetë të takimit, teksa nuk i dha fare gjasa ‘gardianit’ Eglant Haxho të Prishtinës, i cili vetëm sa e pa topin të përplasej drejt rrjetës.

Më poshtë mund ta ndiqni golin e futbollistit vushtrrias:

Ndryshe Arbëria barazoi me Prishtinën në duelin e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit (1-1).

/Gazeta Sheshi/