Dilema e Zinedine Zidane për El Clasicon

99

Zinedine Zidane ka në veçanti një dyshim në kokën e tij për udhëtimin në Barcelonë. Deri pak më përpara, Dani Carvajal dukej sikur kishte rikuperuar vendin e tij në anën e djathtë, por gjërat ndryshuan dhe Danilo ka forcuar pozitat e tij në mendimet e francezit.

Ish-anësori i Portos ka filluar të gjeje vetveten pas një fillimi sfidues në karrierën e tij tek Real Madridi dhe tani ka po aq shumë mundësi sa Carvajal për të startuar në El Clasico. Braziliani madje mund të konsiderohet favorit për pozitën e krahut të djathtë, edhe për faktin që është përzgjedhur në shumicën e rasteve përpara Spanjollit në ndeshjet e fundit.

Zidane do të marre një vendim varësisht nga ajo se si shkojnë gjërat këtë javë. Një pikë favorite ndaj Carvajal është fakti që ai do të jetë i freskët përpara udhëtimit në Camp Nou, pas mungesës së tij në kombëtaren e Spanjës, diçka që i ka lejuar të punoje në Valdebebas përderisa rivali i tij ka qenë me kombëtaren. Danilo nuk luajti asnjë minutë ndaj Uruguayt, por pritet që të startoje ndaj Paraguayt këtë të martë dhe nuk do të rikthehet në stërvitje në Madrid deri të enjten.

14590311732798