Dikur pësonte arrest kardiak në fushë, ja 5 gjërat që nuk dini për trajnerin e ri të Milanit!

Stefano Pioli është emëruar prej disa ditësh trajner i ri i Milanit, teksa zëvendësoi Marco Giampaolon. Me emërim e tij në krye të Milanit, 53-vjeçari arrin të bëhet pjesë e 3 klubeve më të mëdha në Itali. Pioli më parë ka qenë lojtar i Juventusit, ndërsa ka provuar të jetë dhe trajner i Interit.

Kjo është një nga gjërat që shumë pak njerëz mund të kenë dijeni për timonierin e ri të Milanit. Më poshtë ju kemi renditur pesë gjërat që mund të mos i dini për Stefano Piolin, i cili në të kaluarën ka pësuar dhe një arrest kardiak në fushën e lojës.

1. Pasioni i tij nuk është vetëm futbolli. Pioli është i ksuar edhe pas basketbollit, çiklizmit si dhe peshkimit.

2. Me emërimin si trajner i Milanit, arrin të jetë pjesë e tre ekipeve më të mëdha në Itali. Te Juventus ka qenë si lojtarë, tek Interi trajner dhe tashmë te Milani.

3. U tërhoq nga futbolli në vitin 1999, ku luante tek ekipi i Colornos së bashku me vëllain e tij.

4. Në kohën kur luante për Fiorentinën në vitin 1994, Pioli pësoi një arrest kardiak gjatë një sde ndaj Barit. Ai u detyua të qëndronte disa ditë në spital, deri sa u rikuperua plotësisht.

5. Është i martuar me Barbarën, një grua që e ka njohur që në bankat e shkollës.