Dikur futbollist i Real Madridit, tani nën ndikimin e alkoolit thotë se e ka takuar Jesusin

274

Ish futbollisti i njohur i Real Madridit dhe Romës, braziliani Cicinho, është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pasi ndodhet në varësinë e alkoolit. Siç raporton mediumi ESPN, fjalët e ish anësorit madrilien kanë tmerruar familjarët e tij, me ç’rast pretendon se e ka parë Jesusin, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ishte një person me të cilin nuk mund të ulesha në një tryezë. Por, unë e pashë atë dhe i ofrova të pijë”, deklaroi Cicinho.

Ai gjithashtu ka kritikuar futbollistët e kohës moderne të cilët më shumë bëjnë selfie se paraqitje brenda fushës. Cicinho aktualisht është futbollist i skuadrë turke Sivasspor.