DigitAlb Kupa, këto ndeshje mund t’i ndiqni në TV

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 të finales së DigitAlb Kupës që njëherësh do ta mbyllin edhe stinorin vjeshtor.

Shumë skuadra janë të fokusuara në këtë garë për ta kapur Evropën, andaj edhe duelet do të jenë me rëndësi.

Ndërkohë, katër prej tetë sfidave do të transmetohen në SuperSport.

Të shtunën do të jenë ‘live’ sfidat Liria – Prishtina dhe Besa – Vëllaznimi, kurse të dielën do të transmetohen takimet Trepça ’89 – Flamurtari dhe Ballkani – Gjilani.

Fotografia e Visar Kastrati