Diego Costa i shpëton një tjetër dënimi

78

Sulmuesi i Chelseat, Diego Kosta i ka shpëtuar një tjetër dënimi nga Federata Angleze e Futbollit.

FA ka njoftuar se nuk do të marrë masa ndaj sulmuesit spanjoll, për gishtat e drejtuar nga ai në drejtim të tifozëve të Evertonit, ndeshje e vlefshme për Kupë.

Ndërkohë, për përplasjen me futbollistin e Evertonit, Gareth Barry, Costa ka kohë që t’i përgjigjet akuzës për sjellje të keqe në këtë ndeshje deri në enjten në orën 18:00.