Diçka tejet interesante ndodhi këtë xhiro në Superligë

666

Liridon Leci, Betim Haxhimusa dhe Blerand Kurtishaj do i mbajnë mend gjatë golat e realizuar në javën e tretë të Vala Superligës së Kosovës. Të tre këta futbollistë realizuan për skuadrat e tyre rrespektive duke u ndihmuar atyre të regjistrojnë fitore në vlerë prej tre pikëve, por që u kanë shënuar ish skuadrave të tyre të dikurshme, shkruan Gazeta Sheshi.

Liridon Leci, mbrojtësi i majtë prishtinas ka realizuar një supergol nga ndërprerja në duel me Hajvalinë, skuadër në të cilën luajti dy edicionet e shkuara. Prishtina në fund e triumfoi ndeshjen bindshëm 3-0.

Betim Haxhimusa, i shndërruar tashmë në një ‘Hero’ në qytetin e Gjilanit, pasi për të dytën javë më rradhë realizon golin e fitores për të kuqtë. Mirëpo, për dallim nga dueli i javës së shkuar me Feronikelin, kur kishte festuar si i çmendur, këtë herë Haxhimusa shënoi me kërkim falje, pasi e bëri ndaj ish skuadrës së tij Ferizaj.

Blerand Kurtishaj, nuk fali para portës së Hajdinit, duke ngritur epërsinë për skuadrën e tij Feronikeli. Por, kur të gjithë po festonin, Kurtishaj kishte ngritur duart lartë në shenjë rrespekti për ish skuadrën e tij të dikurshme, Trepça ’89. “Nikli” e triumfoi në fund ndeshjen 4-1.

Jo rrallë herë në ndeshjet e futbollit kosovar ndodh që futbollistët tu shënojnë ish skuadrave të tyre. Në shumicën e rasteve, ata nuk festojnë.

/Gazea Sheshi/