Diçka tejet interesante ka ndodhur me dy skuadrat nga Mitrovica

214

Java e tretë në Vala Superligën e Kosovës ka qenë ters për dy skuadrat nga Mitrovica: Trepçën dhe Trepçën ’89. Si për ironi të fatit dy skuadrat pësuan me rezultat identik (4-1), duke lënë të zhgënjyer tifozët e vetë në pritje për të marrë rezultat pozitiv nga kjo mesjavë, shkruan Gazeta Sheshi.

Trepça pësoi në shtëpi nga skuadra e Lirisë, derisa edhe pas kësaj jave mbetet skuadra e vetme me Hajvalinë që nuk kanë tubuar ende asnjë pikë dhe ky sezon po duket të jetë tejet i vështirë për “xehtarët”.

Ndërkohë, Trepça ’89 e ka humbur duelin derbi përballë Feronikelit, duke u mposhtur thellë në Drenas. Por, për dallim nga fqinjët e tyre “minatorët” kanë gjashtë pikë dhe renditen në mesin e tabelës.

Në kuadër të javës së katërt, Trepça udhëton në kryeqytet për tu përballur me Hajvalinë, ndërkohë Trepça ’89 e pret Llapin.

/Gazeta Sheshi/