DiCaprio ia dedikon çmimin Oscar idolit të tij Sergio Busquets

255

Leonardo DiCaprio aktori i njohur hollivudian, ka befasuar me deklaratën e tij të parë, pas fitimit të çmimit Oscar, duke i bërë një dedikim të veçantë një futbollisti.

Ai përmes një postimi në rrjetin social twitter ka deklaruar se çmimin e parë të fituar në karrierën e tij ia dedikon lojtarit të Barcelonës, Sergio Busquets.

“Oscarin tim të parë, dua tia dedikoj idolit tim Sergio Busquets”, është shprehur DiCaprio.
12783548_1749408165289141_2147494766355702130_o
Kjo sigurisht se është një ironie e rrjeteve sociale, pasi që futbollisti blaugrana njihet për rolin e një aktori brenda tapetit jeshil, kështu që shpesh herë emri i tij ndërlidhet me ndarjen e çmimeve Oscar, festivali që nderon aktorët më të mirë.