Di Marzio: Pogba brenda 48 orësh në këtë skuadër

292

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio ka shkruar se brenda 48 orëve do të zyrtarizohet Pogba si lojtar i ri i Manchester Unitedit.

“Brenda dy ditësh Juventus dhe Manchester United do të mbyllin marrëveshjen për Pogban. Bisedimet po vazhdojnë në mes të klubeve”, shkruan Di Marzio.

Sipas tij, kalimi i Pogbas në “Old Trafford” do t’i kushtojë “Djajve të Kuq” 110 milionë euro plus bonuset.