Dhunë në ndeshjen e Ligës së Parë

571

Dukagjini dhe Vllaznia e Pozhoranit kanë ndarë pikët, derisa kanë luajtur baras në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Por skuadra udhëtuese është ankuar se janë dhunuar si brenda fushës së lojës ashtu edhe pas përfundimit të saj.

Në letrën e dërguar Redaksisë së Sportit në Portalin “Gazeta Sheshi”, thuhet:

“KF Vllaznia (P) ,sot përjetoji një ferr të vërtet në takim me KF”Dugagjini” përveq dhunës dhe lojës brutale të lojtarëve të skuadrës vendase ,më që rast kemi lëndime të tre lojtarëve tonë.Kjo dhunë e pa parë vazhdoji edhe pas përfundimit të takimit ,ku lojtarët tonë u sulmuan nga një grup huliganësh ,të cilët sulmuan me mjete të forta autobusin e skuadrës sonë,me që rastë kemi perjetuar edhe shqetsime shpirtrore ,po njëkosisht edhe dëme të konsiderushme materjale .Kërkojm nga FFK-ja që të merr masa diciplinore ndaj skuadrës në fjalë,pas kompletimit te materjaleve ,të Policisë,dhe Vëzhguesit ne do të bëjm denoncim zyrtarë në organet kompetente FFK-ë,dhe ne Prokurori”.

Për skuadrë udhëtuese realizoi Lirian Ferati, ndërkohë për vendasit Granit Elezaj.

/Gazeta Sheshi/