Dhunë në Maqedoni: Huliganët e Vardarit sulmojnë presidencën e Shkëndisë

133

Goli i barazimit nga Armend Alimi në minutën e 39-të ka egërsuar tifozët e Vardarit, të cilët nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar fizikisht kryesinë e Shkëndijës që gjendej në një zonë ‘VIP’ të improvizuar në tribunën jugore ku edhe gjendet grupi i tifozëve ‘Komitët’.

Në sulmin fizik disa anëtarë të kryesisë janë goditur dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa janë detyruar të lëshojnë tribunën nën përcjellje të forcave të shtuara të sigurisë.

Dueli ndërmjet Vardarit dhe Shkëndisë është duke u zhvilluar në Stadiumin Flilipi Dytë, deri sa rezultati pas pjesës së parë është i barabartë, 1-1.