Dhjetëra mijëra njerëz kërkojnë që Trump të kontrollohet për narcizëm

149

“Ai ka dalë jashtë kontrollit, në dëm të tij”, kështu ka deklaruar kongresmenja Karen Bass.

Dhjetëra mijëra njerëz po kërkojnë që Donald Trump të kontrollohet nga doktorët për narcizëm. Dhe, një profesor i mjekësisë nga Universiteti i Harvardit thotë se këta njerëz kanë të drejtë, shkruan The Independent, percjell Gazeta Sheshi.

Peticioni nga Change.org petition është inicuar nga kongresmenja Karen Bass i cili beson se kandidati për president “shfaq të gjitha simptomat e sëmundjes mentale të njohur si Crregullimi Narcist i Personalitetit”.

Kongresmenja, përmes një mesazhi në Twitter, ka thënë “profesionistët e mjekësisë duhet të ngrihen dhe të kërkojnë një test për gjendjen mendore të të nominuarit republikan për president”.

Peticioni i cili deri më tash është nënshkruar nga afër 25,000 persona nënvizon “Donald Trump është i rrezikshëm për vendin”.

“Paqëndrueshmëria e tij dhe mungesa e kontrollit mbi emocionet e tij është për t’u shqetësuar. Është detyrë e jona patriotike për të vënë në pikëpyetje stabilitetin e tij mental për të qenë komandant dhe udhëheqës i botës së lirë”.

Zonja Bass postuar një sërë fotografish për të shpjeguar se pse ajo mendon se Trump vuan nga crregullimi i personalitetit, dhe për këtë ka shfrytëzuar deklaratat e vetë Donald Trumpit.

Ja disa nga deklaratat e Trumpit:

  1. Gishtërinjtë e mi janë të gjatë dhe të bukur, e është vërtetuar se të tillë janë edhe pjesë të tjera të trupit tim.
  2. Unë do të mund të qëllojë cilindo person në mes të Avenue 5 dhe prapë nuk do t’i humbisja votuesit e mi.
  3. Ta dini, nuk ka rëndësi se cka shkruajnë mediat për ju, pëderisa ta keni një b…. të re dhe të bukur.

Dekani i Shkollës së Mjekësisë së Harvardit, profesori Flier, e ka mbështetur zonjën Bass përmes Twitter-it, duke deklaruar: “Trump jo vetëm që vuan nga crregullimi narcist i personalitetit, ai është vetë definicioni i tij”.

Por, Shoqata e Psikiatërve Amerikanë ka lëshuar një vërejtje përmes së cilës ua rikujton profesionistëve mjekësore rregullën e Goldwater e cila ua ndalon atyre për të komentuar për individët të cilët ata vetë nuk i kanë kontrolluar.

“Ne jetojmë në një kohë kur informacioni mbi cilindo individ është shumë i lehtë për t’iu qasur e edhe më i bollshëm, sidomos për individi në fjalë qëllon të jetë fytyrë publike” ka thënë Maria A. Oquendo, presidente e Shoqatës.

“Atmosfera unike e këtij viti zgjedhjesh mund të nxisë disa që t’u bëjnë kandidatëve psikoanalizën, gjë që do të ishte jo vetëm joetike por edhe e papërgjegjshme”, ka shtuar ajo.

“Thënë thjesht, shkelja e Rregullës Goldwater është e papërgjegjshme, potencialisht stigmatizuese dhe përfundimisht joetike”, ka përfunduar ajo.