Devolli thotë se Bylbyl Sokoli është trajneri më i mirë në Kosovë

709

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kurse,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Kurse, ditën e nesërme (e hënë) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Interesant pritet të jetë në Skenderaj ku do të ballafaqohen Drenica dhe Gjilani.

Për këtë ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli, i cili tha se Bylbyl Sokoli është trajneri më i mirë në Kosovë.

“Sokoli për mua është trajneri më i mirë në Kosovë. I dimi pikat e forta dhe të dobëta të Gjilanit. Do e shohim nesër se di do rrjedhin gjerat”, tha Devolli në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

/Gazeta Sheshi/