Devolli paralajmëron Ballkanin para udhëtimit në Suharekë

224

Këtë fundjavë na pret java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll me ndeshje të rëndësishme për luftën e titullit dhe të mbijetesës.

Drenica që nuk ndodhet në pozitë aspak të mirë në tabelë do të marrë rrugën për t’u përballur me Ballkanin në Suharekë në një ndeshje ku do të tentojnë të largohen nga zona e kuqe e tabelës.

Kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli është i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret skuadrën e tij, mirëpo në një prononcim për “Zeri.info” ai ka thënë udhëtojnë për ta komanduar lojën.

E dimë që është ndeshje e vështirë, pasi Ballkani ka ekip shumë të mirë dhe trajner që i përgatit shumë mirë ndeshjet. Por ne do të shkojmë nesër si ekip me autoritet dhe duam të komandojmë lojën”, u shpreh Devolli.

Devolli ka treguar se si mund të dilet me rezultat pozitiv nga Suhareka kundër Ballkanit të udhëhequr nga Bledi Shkëmbi.

Duhet të luajmë pa frikë, të jemi agresiv në të dy fazat e lojës. Në qoftë se i bëjmë këto besoj shumë se do dalim me rezultat pozitiv”, shtoi trajneri shqiptar.

Ndryshe, Drenica aktualisht ndodhet në vendin e nëntë me 24 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 45 pikë.