Dështon transferimi i Bersant Celinës te skuadra e njohur

166

Skuadra holandeze Twente, ka dështuar në përpjekjen për të huazuar nga Manchester City anësorin Bersant Celina.

Sky Sport njofton se Twente ka shprehur interesim të madh për të pasur në skuadrën e tyre edicionin e ri 19 vjeçarin, përcjell Lajmi.net.

Arsyeja e dështimit të këtij transferimi, është mos arritja e një marrëveshje personale me Bersant Celinën.

Celina që edicionin e kaluar ka debutuar te City, ende nuk e ka të sigurt qëndrimin pas ardhjes së Pep Guardiolas, dhe huazimi i tij për të fituar përvojë shihet si një opsion që lehtë mund të ndodh.