Dështon Shillova, Llapi ia mësyn këtij sulmuesi (FOTO)

Tentativat e Llapit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Flamurtarit, Alban Shillova deri më tash nuk kanë pasur sukses, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje, dje drejtori i klubit të Flamurtarit, Agim Hasani vulosi faktin se Shillova nuk do të kalojë te asnjë skuadër tjetër.

Duke qenë se Llapi ka nevojë për një sulmues zone, skuadra e Xhengiz Rexhepit ka hedhur shikimin te një tjetër sulmues.

Fjala është për Miran Maksutin që dikur ishte pjesë e Llapit, shkruan Gazetasheshi.com.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Renovës dhe nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në formacion, andaj një rikthim i tij te Llapi është i mundshëm.

Kujtojmë se Maksuti ishte njëri prej futbollistëve kryesor në suksesin e KEK-ut edicionin e kaluar kur ‘Elektricistët’ arritën Superligën. /Gazeta Sheshi/

Image result for miran maksuti