Dështon Pogba, ja alternativat e Realit (Foto)

241

Paul Pogba duket gjithnjë e më larg Real Madridit. Mesfushori i Juventusit pritet të largohet nga kampionët e Serie A me destinacion Manchester Unitedin.

Francezi pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, por duket se Pogba dëshiron të rikthehet te ish skuadra e fëmijërisë.

Sipas mediave spanjolle, nëse dështon transferimi i Pogbas, ‘Los Blancos’ kanë dy alternativa. Moussa Sissoko dhe Marco Verratti, janë duke u vëzhguar tash e një kohë të gjatë nga Kampionët e Evropës.

Derisa në anën tjetër ‘The Telegraph’ shkruan se lojtari i Newcastle United është duke pritur me padurim një ofertë nga Reali, i cili mund t’u kushtojë atyre 35 milionë euro.

Alternativa tjetër është Verratti. Mesfushori italian, është i dashur për Zidanen dhe problemi i vetëm qëndron te PSG’ja, të cilët disa herë kanë bërë të ditur se nuk duan ta shesin lojtarin. Për më tepër, klubi francez ka filluar një epokë të re nën urdhëratë e Emery dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Megjithatë, ka mbetur më shumë se një muaj deri në fund të afatit kalimtar të verës – andaj Florentino Perez do të bëjë gjithçka që të sjell një galaktikë në Bernabeu.