Dështon miqësorja me Gjilanin, ja me kënd ndeshet Prishtina nesër

282

Tifozë të shumtë të futbollit që kishin marrë rrugë drejt stadiumit të qytetit në Gjilan, u kthyen prapa, pasi miqësorja e paraparë ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ishte anuluar për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit, shkruan Gazeta Sheshi.

6.T89-Pri-1-0-14maj2016
Megjithëse në fundjavë Prishtina pritet të zhvillojë duelin e Superkupës ndaj kampionit në fuqi Feronikeli, nesër (e mërkurë) do të ballafaqohet në një tjetër ndeshje miqësore, kësaj rradhe me Trepçësn ’89.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit prishtinas, derisa dueli pritet të zhvillohet në stadiumin Riza Lushta dhe fillon nga ora 16:00.

/Gazeta Sheshi/