Dështon Milani, Aubameyang dëshpëron gjithë botën me skuadrën e re

Pierre-Emerick Abuameyang pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka gjasa reale që të transferohet në një kampionat në të cilin askujt nuk ua merr mendja.

Përfaqësuesit e futbollistit kanë udhëtuar drejt Kinës për të mbyllur marrëveshjen me klubin e Tianjin, përcjellë “Lajmi.net”.

Palët kanë kohë edhe dy ditë për të gjetur akordin, pasi që të premten mbyllet afati kalimtar në futbollin kinez.

Ndërkohë, Milani është në pritje dhe po lutet që marrëveshja të dështojë.