Dështoi Gomes e Pogba, Reali pas këtij super-mesfushori (Foto)

271

Skuadra e Real Madridit dështoi në transferimin e Andre Gomes dhe është shumë pranë dështimit të transferimit të Paul Pogbas, i cili është pranë Manchester Unitedit.

Don Balon shkruan se, Real Madridi tashmë është vënë pas mesfushorit italian të PSG’së, Marco Verratti.

Reali e kishte kërkuar edhe më herët italianin, por Zidane mendon se ky është momenti i duhur për transferimin e tij, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Reali dështon me Gomes e Pogba, kërkon Verrattin