Dështimi për të nënshkruar me Ibrahimovicin, detyron Arsenalin të kthehet kah Benzema

Mediat në ishull janë shumë të sigrtë se skuadra londineze do të hidhet në sulm për të transferuar sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzeman. Daily Mail shkruan se mbretërit tashmë janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe dera për francezin tashmë është e hapur, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Emri i Robert Lewandowskit është lidhur kohëve të fundit me një kalim në Santiago Bernabeu, me ç’rast e largon Benzeman gjithnjë e më larg Madridit. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë skuadra e Arsenalit që do mundohet ta rrëmbejë Karim Benzeman, pas dështimit për ta transferuar sulmuesin e PSG-së Zlatan Ibrahimovic.

Benzema kështu do bashkohej me një tjetër bashkombas në ishull, trajnerin Arsene Wenger i cili pëlqen shumë sulmuesit francez.

/Gazeta Sheshi/