Dështimi në Ligën e Kampionëve provokon një tjetër rovolucion tek PSG-ja

94

Pas 558 milionë eurove të shpenzuara për ndërtimin e skuadrës, ajo tashmë ka nevojë për tu rinovuar. Tashmë presidenti i klubit francez Paris SG ka një ëndërr e cila quhet: Neymar, transmeton Gazeta Sheshi.

Për të katërtin sezonë më rradhë parisienët nuk arrijnë të kalojnë fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve, duke dëshmuar edhe njëherë se ju mungon përvoja në këtë kompeticion madhor.

Mbi 558 milion euro të shpenzuara nga viti 2011, çerekfinalja ka qenë kulminacioni më i madh i gjigantëve francez, që këtë sezonë kanë qenë viktimë e skuadrës angleze Manchester City, duke zhvilluar 180 minuta lojë dhe duke mos treguar asgjë të vetme.

Mirëpo kupa tashmë është mbushur dhe zyrtarët parisien janë vënë në kërkim të futbollistëve të rinj, të cilët do ta forconin organikën aktuale, apo më mirë thënë do rindërtojnë temelet e projektit të nisur tani e disa vite.

Në projektin e rradhës të kampionëve francez, Neymar, Diego Costa, Lewandowski janë në listën e dëshirave të pronarit parisien. Ndërkohë për futbollistët: Motta, Marquinhos, Sirigu dhe Van der Wiel, dera tashmë është e hapur. Madje të sigurtë qëndrimin nuk e ka as tekniku Blanc, i cili mund të zëvendësohet me portugezin Jose Mourinho.

/Gazeta Sheshi/