Dëshmi mbi biznesin e Turqisë me ISIS-in në tregtinë e naftës

80

Një ekip i mediumit RT gjatë xhirimeve të një dokumentari në veri të Sirisë ka zbuluar dokumente që vërtetojnë tregtinë e naftës mes ISIS-it dhe Turqisë.

Tregtia me naftë është burimi kyç financiar i organizatës terroriste.

Turqia, e cila ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në luftën siriane që nga fillimi, ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet se po ndihmon ISIS-in, mirëpo faktet në terren shpesh tregojnë një histori ndryshe.

Ekipi i RT ka gjetur dokumente që luftëtarët i kishin lënë pas. Disa nga dosjet e sekuestruara ishin fatura të detajuara të përdorura nga ISIS për të llogaritur të ardhurat ditore nga fushat e tyre të naftës, si dhe sasinë e naftës së nxirret atje. Të gjitha dokumentet kishin simbolin Shtetit Islamik në krye, pohon RT.

Një prej faturave të zbuluara datonte me 11 Janar, 2016, dhe thotë nafta është shitur për $38,342 në Turqi.

Informacion i rëndësishëm për lidhjen mes ISIS-it dhe Turqisë i është dhënë gazetarëve nga një militant turk i cili ka thënë se grupi terrorist ka shitur naftë në Turqi. /KosovaPress/