Deri tani pasurinë e kanë deklaruar vetëm 91 zyrtarë nga 4,200 gjithsej

137

Në ditën e tretë të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, vetëm 91 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK).

Sipas kryeshefit të AKK-së, Hasan Preteni, i bie që 30 zyrtarë në ditë kanë deklaruar pasurinë. Sipas tij, deri në fund të këtij muaji duhet të deklarojnë 4 mijë e 200 zyrtarë.

Ai tha se, sipas përvojës me vitet e kaluara, zyrtarët zakonisht preferojnë që në ditët e fundit të mbushin formularët për deklarimin e pasurisë. Preteni tha se do të ishte shumë më mirë që të deklarojnë sa më herët, pasi mundësia e gabimeve do të ishte shumë më e vogël. /koha.net/