Derby d’Italia, shifra rekorde vijnë nga San Siro

136

Interi dhe Juventusi do të përballen në derbin më të madh italian sonte nga ora 18:00.

Dy ekipet do të jenë përballë njera-tjetrës në qendër të një urrejtje të madhe që ekziston mes tyre ndër dekada.

Java e katërt ka vënë përballë dy rivalët e përbetuar, ku Juventusi pa dyshim se është në momentum më të mirë, por tifozët e Interit kjo nuk i ka zbrapsur.

Sot pritet të jenë rrafsh 76 mijë shikues në Meazza, për shkak se 5500 biletat e destinuara për tifozerinë e Juventusit, kanë parë të shiten vetëm 1600 sosh.

Pritet një inkasim rekord i të hollave për Interin prej 3 milion, 740 mijë e 51 euro.

473 gazetarë do të jenë të akredituar dhe prezent në stadium, teksa ndeshja do të transmetohet në 190 shtete të ndryshme me 644 milionë njerëz që do të jenë para ekraneve për këtë duel.