Derbi në “Rexhep Rexhepi”, përballen Feronikeli dhe Drita

313

Java e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet sot (e diele) me ndeshjen më interesante të kësaj xhiroje në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com

Dy ish-skuadrat kampione të Kosovës, Feronikeli dhe Drita do ta zhvillojnë derbin e javës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Të dyja skuadrat në këtë sfidë vijnë pas fitoreve në fundjavën e kaluar, ku “Industrialistët” i dhanë leksion Arbërisë me rezultat 0:3, ndërsa “Intelektualët” mposhtën lehtësisht prej 3:1 Besën e Pejës.

Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të zhvilluar përballë njëra tjetrës janë ndarë në paqe me rezultat prej 1:1.

Superliga – XXIII

E diele – 13:00

Feronikeli – Drita

(Gjyqtarët: T. Maloku, B. Selimaj, B. Morinaj dhe B. Jahmurataj)

/GazetaSheshi/