Derbi në Pejë, nxehtë Prizren e Mitrovicë

199

Kalendari i javës së katërt në Vala Superligën e Kosovës pritet të plotësohet këtë të dielë edhe me katër ndeshje të tjera. Vëmendja kryesore do jetë në Pejë, me ç’rast dy rivalët e vjetër Besa dhe Prishtina luajnë për kreun e tabelës, shkruan Gazeta Sheshi.

Interesantë do jetë edhe në Prizren, pasi takohen Liria dhe Drita, dy skuadra me nam në elitën e futbollit kosovar, por që nuk kanë pasur një nisje të mirë kampionati. Në tre javët e para dy skuadrat kanë grumbulluar tre pikë, ndërkohë kërkojnë të bëjnë kthesën pikërisht në këtë përballje e cila zhvillohet në “Përparim Thaqi”.

Tjetër duel interesant pritet të zhvillohet në “Riza Lushta”, me ç’rast Trepça ’89 i bën konak Llapit. Aktualisht dy skuadrat kanë në konton e tyre nga gjashtë pikë dhe mundësia për të bërë shkëputjen në tabelë kalon pikërisht në javën e katërt, shkruan Gazeta Sheshi.

Paraprakisht me fillim nga ora 14:00, Feronikeli ndeshet me Ferizajn, në kërkim për të vazhduar formën e mirë që pati në mesjavë, ndërkohë miqtë në kërkim të rikthimit, pasi që kanë pësuar dy humbje rradhazi.

/Gazeta Sheshi/