Derbi lokal në ‘Sezai Surroi’, Bashkimi sfidon Ponte Prizrenin

165

Të enjten e kaluar në Superligën e Kosovës në basketboll u shtyen dy ndeshje, shkak i mosmarrëveshjeve të mediumeve me FBK-në për transmetimin e takimeve, shkruan Gazetasheshi.com

Gjithsesi, FBK-ja zgjodhi çështjen dhe vendosi që të dy mediumet të kenë të drejtën për katër vjet transmetimin e ndeshjeve të Superligës.

Ndërsa, sot luhet njëra nga ndeshjet e mbetura të javës së 20-të, ku do të përballen rivalet e qytetit Ponte Prizren – Bashkimi.

Të besuarit e Arbnor Rifatit në këtë ndeshje kanë opsion vetëm fitoren, pasi u eliminuan nga ‘Final 8’ dhe humbën ndeshjen në Superligë ndaj Trepçës.

Ndërkohë as Bashkimi nuk do të qëndroj indiferent, pasi me rosterin e krijuar kanë qëllimin mbetjen në elitën e basketbollit kosovar.

Takimi pritet të zhvillohet më fillim nga ora 19:00.

/GazetaSheshi/