Derbi i së dieles luhet në Gjilan, interesant në Ferizaj e Mitrovicë

256

Kampionati elitë i futbollit kosovar vazhdon këtë të diel me tri përballje interesante, derisa vëmendja kryesore do jetë në Gjilan, me ç’rast kuq e bardhët e udhëhequr nga Arbnor Morina i bëjnë ‘konak’ Trepçës ’89, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë një sfidë tjetër realacioni Gjilan-Mitrovicë luhet në stadiumin “Adem Jashari”, pasi skuadra e rikthyer në elitë Trepça mirëpret skuadrën e Dritës.

Në Ferizaj zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Ferizajt dhe Hajvalisë dhe pritet të jetë interesantë për faktin se dy skuadrat nuk kanë bërë blerje të bujshme dhe kërkojnë të nisin mbarë edicionin e ri futbollistik.


/Gazeta Sheshi/