Klubi Futbollistik “A&N” ka pësuar humbje në shtëpi nga skuadra e Dukagjinit në kuadër të Ligës së Parë, shkruan Gazetasheshi.com
Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 0-1, me golin e vetëm që e realizoi sulmuesi i mirënjohur kosovar ,Mark Milicaj.
Milicaj golin e shënoi nga pika e bardhë.
Ky derbi përfundoi mes polemikave të shumta pasi që vendasit në një rast kanë kërkuar edhe penallti.
Në redaksinë e Gazetës “Sheshi” janë dërguar dy video ku shihen dy raste kontestuese të kësaj ndeshjeje.
Më poshtë i gjeni pamjet dhe mund t’i vlerësoni vetë: /Gazeta Sheshi/