Derbi i Manchesterit i takon United-it

80

Marcus Rashford është emri i heroit të ri të qytetit të Manchesterit. Sulmuesi ri i United ka vendosur derbin e qytetit përballë skuadrës së citizens me golin e vetëm të realizuar në minutën e 16-të në ndeshje, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për pozitën e katërt në Ligën Premier, transmeton Gazeta Sheshi.

Në këtë mënyrë, ekipi i Manuel Pellegrinit regjistroi humbjen e nëntë sezonale, ndërkohë që të zgjedhurit e Louis van Gaal iu gëzuan fitores së 14-të.

Manchester City renditet në vend të katërt në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi që mban vendin e gjashtë.

/Gazeta Sheshi/