“Derbi” Drita – Gjilani luhet të shtunën, ja orari i plotë për xhiron e 31-të

Është publikuar orari i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Në javën e 31-të, të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë, përkatësisht të shtunën, shkruan GazetaSheshi.

Derbi i shumë pritur ndërmjet dy ekipeve që po luftojnë për titullin e Superligës së Kosovës, Drita – Gjilani do të luhet të shtunën me fillim nga ora 17:00.

Në këtë ditë do të zhvillohet edhe derbi tjetër në Suharekë, ndërmjet Ballkani – Prishtina. Kurse po këtë ditë do të luhen edhe Drenica – Vushtrria, Dukagjini do jetë mysafir i Ferizajit.

Takimi interesant do jetë edhe ai për mbijetesë ndërmjet Trepça ’89 – Llapit. Flamurtari në shtëpi do presë kampionin në fuqi Feronikelin.

Orari i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës:

E Shtune 18.07.2020 ora 17.00

Drenica – Vushtrria

Ferizaji – Dukagjini

Trepça ’89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilani

/GazetaSheshi/