Derbi drenicas u takon “kuqezinjve, Arbëria triumfon bindshëm ndaj Besës!

1459

Ka përfunduar edhe xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e sotme.

Në derbin drenicas ka triumfuar skuadra e Drenicës ndaj Feronikelit me rezultatin 1-3, shkruan Gazetasheshi.com

Kujtojmë që “Nikli” pjesën e dytë e ka zhvilluar pa një lojtar, pasi që mesfushori Besmir Bojku u ndëshkua me karton të kuq.

Kurse, në ndeshjen tjetër skuadra e Arbërisë e ka gjetur fitoren duke triumfuar kundër Besës në Pejë me rezultatin e thellë 0-3.

Gazeta “Sheshi” ka raportuar minutë pas minute për këto dy ballafaqime:

FERONIKELI 1-3 DRENICA

-Mbyllet ndeshja!

+4′ minuta shtesë!

78′ GOOOL… Kreshnik Uka (Dre) realizon golin e dytë personal, dhe të tretin për Drenicën. 

77′ Uka (Dre) shpërdoron rast të mirë, topin e bllokon Lloshi.

75′ Simonovski (Fer) gjuan me kokë, por sot Ymeri është duke e shpëtuar Drenicën.

64′ Bledar Devolli shumë, shumë i zhurmshëm gjatë gjithë ndeshjes.

60′ Feronikeli po mundohet të barazoi përsëri rezultatin, por vështirë pasi që janë duke luajtur me një lojtar më pak.

53′  Portieri i Drenicës, Arion Ymeri, përsëri e shpëton portën e “kuqezinjve”

46′ Uka (Dre) godet fuqishëm, por shtylla e shpëton Feronikelin.

– Starton pjesa e dytë! 

– Mbyllet pjesa e parë!

45+’ GOOOL… Drenica kalon përsëri në epërsi, realizon Erlis Frashëri.

45+ Besmir Bojku i Feronikelit ndeshkohet me karton te kuq!

+2′ minuta shtesë!

38′ GOOOL… Simonovski (Fer) barazon rezultatin duke shënuar me kokë.

35′ Ndeshja po zhvillohet në mes të fushës.

24′ Dabiqaj (Fer) gjuan me kokë, por përsëri shpëtimtari i Drenicës është Ymeri.

18′ GOOOL… Kreshnik Uka (Dre) kalon në epërsi skuadrën mysafire.

15′ Feronikeli po tregohet më kërkuese se Drenica.

07′ Lëndohet futbollisti brazilian i Drenicës, Denissoon. Në vend të tij futet Cikani.

06′ Balde (Fer) edhe ky gjuan me kokë, por kësaj here pret Ymeri.

05′ Simonovski (Fer) gjuan me kokë, por topi shkon jashtë portës.

– Starton ndeshjë

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Thaqi, Malaj, Bojku, Silva, Maliqi, Milickovic, Pllana, Balde Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Drenica: Ymeri, Bejta, Frashëri, Qaqi, Dumani, Ramadani, Rapo, Elshani, Zabergja, Denisson, Uka. Kryetrajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Selim Isufi, Alban Ejupi, Taulant Ibërdemaj, Valbon Hoxha

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

BESA 0-3 ARBËRIA

-Mbyllet ndeshja!

89′ Kashtanjeva (Arb) nuk arrin të realizoi nga afërsia.

82′ Arbëria realizon, por goli anulohet pasi që futbollisti luan me duar.

75′ Marclei dhe Lika të Arbërisë shpërdorojnë raste të mira.

60′ Arbëria po e dominon ndeshjen.

46′ GOOOL… Arbëria realizon edhe golin e tretë

– Starton pjesa e dytë! 

– Mbyllet pjesa e parë!

+1′ minuta shtesë!

44′ Kryeziu (Arb) provon goditjen, Rajovic e devijon në korner.

33′ GOOOL… Arbëria realizon edhe golin e dytë.

28′ Morina (Bes) gjuan nga distanca, por pret Kaciu.

15′ Arbëria po e dominon ndeshjen, po e kërkon edhe golin e dytë.

14′ Kryeziu (Arb) provon goditjen, topi mbi portë.

08′ GOOOL… Marclei (Arb) ka kaluar në epërsi skuadrën e Arbërisë.

– Starton ndeshjë

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Maliqi, Halili, Rajovic, Xhaka, Salihu, Brruti, Sheqerolli, Syla, Tahiri, Morina. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Arbëria: Kaciu, Arrabal, Zabergja, Bahtiri, Hyseni, Santos, Avduull, Lika, kryeziu, Lekaj, Bruqi. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Lumturije Muhadri, Arbnor Bullatovci, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Tahir Vokshi”, Brestovik, Pejë

/Gazeta Sheshi/