Derbi drenicas në statistika

157

Drenica dhe Feronikeli takohen këtë vikend në “Bajram Aliu” për të zhvilluar derbin rajonal numër 13 më rradhë. Gjithçka është e barabartë në sfidat e kaluara, me ç’rast dy skuadrat numërojnë nga pesë fitore, ndërsa dy herë të tjera janë ndarë në barazim, shkruan Gazeta Sheshi.

Sezonin e shkuar këto dy skuadra u takuan tre herë mes vete, me ç’rast dy fitore i takuan skuadrës së Feronikelit dhe një tjetër Drenicës.

Fitoren më të lartë në derbi e ka shënuar skuadra e Feronikelit në sezonin 2014/15, pasi e mposhti skuadrën e Drenicës me shifrat 4-2. Po në atë sezonë Drenica regjistroi fitoren më të lartë në derbi, pasi triumfoi me rezultat 2-0.

Gjithçka mbetet për tu parë të shtunën me fillim nga ora 15:00 në “Bajram Aliu”. Në kërkim të triumfit të rradhës që do ti mbante dy skuadrat në kreun e tabelës.

/Gazeta Sheshi/