Deputeti i LDK’së: S’u frikësova nga Vetëvendosje, veprova në mënyrë të pavarur

111
Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku i ka reaguar Isa Mustafës, duke thënë se vendimin për mospjesëmarrje në seancë e ka marrë në mënyrë të pavarur e jo i ndikuar nga dikush tjetër.

Ky reagim i Baxhakut vjen pas deklarimeve të Kryetarit të LDK’së, i cili tha se deputetët e LDK’së ishin të frikësuar nga Vetëvendosje për të marrë pjesë në seancën ku do të votohej për Presidentin e Republikës.

“Për këtë vendim jam udhëheqë nga parimi se po bëjë më të mirën në interes të përgjithshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj në radhë të parë dhe pastaj interesave të LDK-se dhe aspak nga interesa të mija personale”, ka shkruar ai në Facebook.