Deputetët e LDK-së nuk i votuan propozimet për anëtarë të OSHP-së

96

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dështuan ti zgjedhin propozimet e Qeverisë për anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Votat kundër ishin të deputetëve të LDK-së të cilët nuk kanë votuar këto propozime të Qeverisë.

Në sallë pa opozitën ishin 75 deputet ku 40 nga ishin për një kundër dhe një abstenim nuk kaluan propozimet e Qeverisë për anëtar të OSHP-së. Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës së javës së kaluar ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte votimi i anëtarëve të OSHP-së.

Po ashtu komisioni parlamentar për verifikimin e CV-ve të personave të propozuar për anëtar të OSHP-së kishte hequr nga lista dy propozime që vijnë nga radhët e komunitetit serb. Mirko Simoviq dhe Stojan Stanojkovic, nuk janë hedhur fare në votim pasi komisioni vlerësues ka konstatuar se nuk i kanë plotësuar kushtet që kërkohen për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së. Ndërsa emra të tjerë të propozua dhe që u hodhën në votim ishin Agim Shala, Vjollca Shala Kurtishaj, Nuhi Paçarizi dhe Blerim Dina.

Këta persona do ti nënshtrohen procedurave të intervistimit nga komisioni i përvjedhur të enjten në Kuvendin e Kosovës dhe se nga këta gjashtë persona do të zgjohen tre kandidat të cilët do të dërgohen në seancë plenare për votim.

Ndërsa një ndër kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian ishte edhe përzgjedhja e anëtarëve të OSHP-së pasi kjo ishte kërkuar më 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian kishte publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejtë 95 kritere të udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.

Organi më i lartë i tenderëve aktualisht nuk mund të marrë vendime të bazuara në ligj. Ka vetëm dy anëtarë Tefik Sylejmanin dhe Ekrem Salihu. Ky organ është jofunksionalë që nga viti i kaluar.

Disa javë më herët nga ky institucion kishte dhënë dorëheqje kryetari i saj Hysni Hoxha, i cili është i akuzuar dhe ka dy raste të korrupsionit. Po ashtu edhe një anëtar tjetër Bajram Zogjani është shkarkuar të enjten nga deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit të saj.

Shkarkimi i tij ishte bërë pasi që ai ndodhet në paraburgim dhe se është i dyshuar për trafikim me femra të mitura./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/deputetet-e-ldk-se-nuk-i-votuan-propozimet-e-qeverise-per-anetar-te-oshp-se-67007/#sthash.f70qeRY0.dpuf