Dënohet me 23 vjet burg Nadya Savchenko

77

Gjykata ruse ka dënuar sot piloten ukrainase Nadya Savchenko me 23 vjet burg. Ajo është shpallur fajtore për vrasjen e dy gazetarëve rusë, transmeton BBC.

Kur është shpallur fajtore, Savchenko ka filluar të këndojë himnin për Ukrainën.

Savchenko është akuzuar se ka kontrolluar artilerinë në lindje të Ukrainës me ç’rast dy gazetarë janë vrarë në qershor të vitit 2014.

Prokurorët kanë thënë se ajo ka udhëhequr “politikë të urrejtjes”.

Savchenko e cila është anëtare e parlamentit të Ukrainës, thuhet se rebelët e kanë kidnapuar një orë para se të granatohet ku më vonë është dorëzuar te autoritetet ruse.

Duke u nisur nga kjo politikanët perëndimorë kanë bërë thirrje që ajo të lirohet.