Dënimi i pashmangshëm nga UEFA për Serbinë shkaku i Kosovës!

Parullat nacionaliste dhe thirrjet “Kosova është Serbi” duket se janë të pashmangshme në Serbi. Tifozët e shtetit fqinj kanë shpaluar sërish një sllogan ku shkruhej se Kosova është ende Serbi në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, raporton Gazetasheshi.com.

Siç raporton mediumi serb “sport.blic.rs”, tashmë UEFA ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, ndërkohë që dënimi do të jetë i pashmangshëm, pasi që edhe në të kaluarën organi më i lartë i futbollit evropian kishte shqiptuar dënim për të njejtën arsye.

“Serbia ishte dënuar edhe më herët nga UEFA, derisa kombëtarja ishte dashur të luajë pa tifozë në ndeshjen ndaj Luksemburgut, në fakt, vetëm fëmijët e shkollave dhe të akademive të futbollit kishin mundësi ta ndiqnin takimin”, shkruan mediumi serb.

Navijači na meču Srbija - Ukrajina
Sipas mediumit serb edhe dënimi i ardhshëm pritet të jetë një ndeshje pa shikues.

/Gazeta Sheshi/