Dëmtimet e gjyqtarëve, Llapi akuzon Përparim Hasanin

115

Dueli Llapi – Drita hapi javën 23 të Superligës, derisa u mbyll me shifra të barabartë, 1:1. Lidhur me këtë ndeshje ka reaguar Llapi.

Kryesia e këtij klubi pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët, veçmas nga asistenti i dytë, Fatmir Abrashi. Llapjanët pohojnë se në vazhdimësi janë duke u dëmtuar dhe për këtë fajin ia kanë hedhur kryetarit të Komisionit për Gjyqtarë, Përparim Hasani.

“Të nderuar fubolldashës. FC Llapi dëmtohet përsëri. Fenomeni negativ i referimi në ndeshjet ku luan FC Llapi po vazhdo dhe ashtu ndodhi edhe sot dhe është duke ndikuar direkt në luftën për titull dhe përgjegjesia bie mbi kryetarin e referëve, Përparim Hasani”, thuhet në reagimin e Llapit.

“Jemi dëmtuar vazhdimisht, në ndeshjen kundër KF Gjilani, KF Hajvalia, KF Feronikeli, derisa gjyqtarët edhe sot ishin kundër KF Llapit”.

Në reagimin e Llapit jepen edhe sekuencat nga tri ndeshjet e lartëpërmendura kur ata pretendojnë se janë dëmtuar, derisa analizë i kanë bërë edhe duelit të sotëm.

“Inserti i ndeshjes së sotme tregon se referi anësor, F. Abrash (apo shefi i tij) në minutën 65–66 referoi pozitë jashtëloje të paqenë. Futbollisti i Dritës me nr. 5, Erdin Hashani gjindet 3 metra para futbollistit tonë me nr. 11, Mërgim Boshnjaku që ishte në pozitë të rregullt dhe gjatë aksionit ai del ballë për ballë me portierin, i cili shkakton ndërhyrje të ashpër ndaj futbollisti tonë si lojtar i fundit dhe është dashtë që të ndeshkohet me kartonin e kuq sipas rregullave të referimit”, thuhet tutje në reagimin e Llapit.

Ky klub gjatë orëve në vazhdim ka kërkuar edhe një takim me Bordin Drejtues për t’u dakorduar për hapat e mëtutjeshëm.