Dembele, transferimi i parë i Barcelonës për sezonin tjetër

106

Skuadra azulgranase është në ndjekje të talentit 18 vjeçar francez, Ousmane Dembele. Siç raportojnë mediat katalanase, futbollisti i skuadrës franceze Rennes, që nga sezoni i rradhës do të jetë anëtari më i ri i Barcelonës, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

“Sport” njofton se marrëveshja praktikisht ka përfunduar. Negociatat me futbollistin janë në përfundim e sipër, ndërkohë pritet vetëm edhe marrëveshja me klubin francez.

Renne po kërkon 10 milionë euro për Dembelen, që gjithashtu ndiqet edhe nga skuadrat angleze, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea.

/Gazeta Sheshi/