Demarkacioni me Malin e Zi fillon të shqyrtohet në komisione

173

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji./KosovaPress/