Trepça ’89 pas ndeshjes me Prishtinën ka akuzuar se Lumbardh Dellova ka qenë shkaktari për incidentin e shkaktuar me tifozët mitrovicas, shkruan Gazetasheshi.com
Por, qendërmbrojtësi Dellova ka mohuar të ketë provokuar ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89.
“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, ka deklaruar Dellova për faqen zyrtare të klubit.
Për, Dellovën ky ka qenë goli i parë në fanellën e Prishtinës.
/GazetaSheshi/