Delegohen gjyqtarët për xhiron e 21-të, Malokut i besohet derbi!

1342

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kështu do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të shkruan Gazetasheshi.com

Vëmendja kryesore pritet të jetë në kryeqytet ku skuadra e Prishtinës do e pres kampionen në fuqi, Dritën.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari, Tefik Maloku me asistentët e tij, Fatlum Berishën e Bujar Selimajn dhe gjyqtar i katërt Gramos Shala.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” do të luajnë kundër skuadrës lidere të Superligës, Ballkanit.

Në këtë sfidë, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit vushtrrias, Dardan Caka me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Visar Kastrati.

Më poshtë i gjeni të gjitha delegimet për xhiron e 21-të: /Gazeta Sheshi/