Delawie takon Krasniqin e Gecajn

73

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka pritur mbrëmë në rezidencën e tij Ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi si dhe zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Mbrëmë, në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie” ka shkruar Gecaj.

Ky takim u realizua pas djegies së veturave të bashkëshortes së ministrit Memli Krasniqi dhe asaj të zëvendësministrit Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, transmeton Klan Kosova.