Delawie: Jam i dëshpëruar me veprimet e opozitës

126

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, në një deklaratë të shkurtër për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, i dha mbështetje institucioneve të Kosovës ndërkohë që shprehi shqetësimin e tij ndaj veprimeve të sotme të opozitës.

“Mund të them që jam sërish i dëshpëruar që opozita e ka penguar një proces demokratik në Kuvend. Besoj që opozita e dëshmoi që mund të ketë debat duke e dhënë secili mendimin e vet. SHBA beson në demokracinë e Kosovës dhe unë u jap përkrahjen time institucioneve të Kosovës. Falënderoj edhe Policinë e Kosovës që po e bën punën e vet për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, tha Delawie.