Del në shitje makina më e vogël në botë (FOTO LAJM)

156

Makina “Peel P50”, prodhim i vitit 1964, është makina më e vogël në botë që ka dalë në shitje në ankandin e organizuar nga “Sotheby’s” në Florida, kundrejt 176 mijë dollarë.

Makina është e pajisur me tre rrota, një sedilje dhe pa bagazh, makina ka një motor monocilindër, gjatësi 1.34 metra, gjerësi 99 cm dhe lartësi 1.2 metra.

Mjeti nuk peshon shumë, falë kabinës së bërë me një material të lehtë, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 60 km/orë.

Ajo vjen nga Muzeu i Makinave të Vogla “Bruce Weiner” dhe është një prej 26 makinave të tilla akoma në qarkullim në të gjithë botën.