Deklaronte se Gjilani janë favorit për titullin e Superligës, Hashani tani ndryshon mendim

1117

Kësaj radhe siç po shihet nuk po i del parashikimi i saktë, Erdin Hashanit.

Hashani para se të nisë kampionati kishte potencuar se favoriti kryesor për ta fituar Superligën e Kosovës, do të jetë Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com

Por, pas 20 xhirove të zhvilluara ‘kuqebardhët’ gjenden në pozitën e katërt me 30-të pikë, 14 pikë larg vendit të parë që e mbanë Ballkani

Trajneri i Vjosës mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ka potencuar rreth dështimit të tij në parashikim dhe renditjen tabelare në Superligën e Kosovës

“E kam vlerësuar ashtu pasi vitin e kaluar vetëm për pak i iku titulli e madje e kishte mbajtur edhe të njejtin kontigjent të lojtarëve e për këtë kam thënë se është pretendenti kryesor, por sot them se nëse ata e kapin evropën e shpëtojnë sezonin edhe pse edhe kjo është gati e pamundur sepse Drita dhe Ballkani i ikin 14 pikë dhe ato janë shumë pasi që duhet të gabojnë rreshtë Drita dhe Ballkani që të futet në garë Gjilani”

“Llapi janë kthyer në formë dhe do i bëjnë shumë probleme skuadrave që luftojnë për titull, forma e mirë e Prishtinës poashtu ka bërë që kampionati të jetë shumë më interesant në vazhdim” – përfundoi Hashani.

/GazetaSheshi/